Sot nis , një nga ngjarjet më të veçanta festive të verës, që edhe këtë vit do ta shndërrojë Suharekën në qendër të muzikës, ngjyrave, performancave dhe atmosferës së madhe festive. Edicioni i 6-të i këtij karnavali fillon sonte me parakalimin nëpër qytet nga ora , ku kostumet, energjia dhe pjesëmarrësit do t’i japin Suharekës pamjen e një feste të madhe publike.
Më pas, programi do të vazhdojë në Stadiumin e Qytetit, me performanca madhështore nga artistë të ndryshëm dhe momente argëtimi për të gjithë të pranishmit. Për dy net me radhë, Suhareka do të bëhet vendtakim i qytetarëve, vizitorëve dhe artistëve nga vendi e jashtë tij, duke sjellë një atmosferë që bashkon muzikën, kreativitetin dhe festën në një përvojë të paharrueshme.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe festive. Hyrja është pa pagesë. Sonte, Suhareka feston me !
