Komanda Jugore e SHBA-së, e cila mbikëqyr aktivitetet ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe Karaibe, ka publikuar imazhe të trupave që po mobilizohen për të ndihmuar Venezuelën. Anëtarët e shërbimit mund të shihen duke ngarkuar pajisje në një Chinook në Bazën Ajrore Soto Cano, në Honduras, në përgatitje për të mbështetur vendin pas tërmeti.
RELEASE: SOUTHCOM Leadership Arrives in Venezuela to Coordinate Earthquake Relief Support U.S. Marine Corps Maj. Gen. Kevin J. Jarrard arrived in Caracas, Venezuela, today, to oversee Department of War support to Venezuela earthquake relief efforts. Maj. Gen. Jarrard is serving… pic.twitter.com/sCIhyuI63L — U.S.
Southern Command (@Southcom) June 26, 2026 Raportohet se rreth 235 persona kanë vdekur deri tani, me të paktën 4,300 të tjerë të plagosur, pas tërmeteve të njëpasnjëshme, sipas ministrit të shëndetësisë të Venezuelës, Carlos Alvarado.
“Fatkeqësisht kemi marrë rreth 235 pacientë që mbërrijnë pa shenja jetësore ose që ndërrojnë jetë ndërsa mbërrijnë në qendrat tona shëndetësore”, tha ai> Bëhet e ditur se Gjenerali Major i Marinës Amerikane Kevin J Jarrad ka mbërritur në Karakas për të drejtuar dhe koordinuar mbështetjen e ushtrisë amerikane për përpjekjet e ndihmës pas tërmetit.
