Lulzim Imeri, veprimtar i dalluar sportiv, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Imeri është nga Suhodolli i Mitrovicës e lexues i gazetës “Bota sot”. Imeri tha se “Bota sot” po bën një punë të shkëlqyeshme mbi 3 dekada në informim profesional. “Urime 31-vjetori gazetës “Bota Sot”, një prej mediave më të guximshme dhe më me ndikim në historinë e gazetarisë shqiptare.
“Bota Sot” shkroi edhe atëherë kur shumë të tjerë heshtën. Ajo pati guximin të publikojë të vërteta në kohë kur e vërteta shpesh kishte çmim të lartë. Në faqet e saj u pasqyrua politika paqësore dhe institucionale e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në kohë kur jo të gjithë kishin guxim ta mbronin dhe ta shpjegonin atë me drejtësi.
“Bota Sot” solli fakte edhe për organizimet e hershme të stërvitjeve ushtarake të djemve të Kosovës, të realizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës me ndihmën e Republikës së Shqipërisë. Ajo raportoi edhe për ngjarje të rënda, si vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, e Ilir Konushefcit dhe shumë vrasje të tjera që tronditën Kosovën e pasluftës.
Për këtë mision të së vërtetës, “Bota Sot” pagoi edhe çmim. U vra gazetari Bardhyl Ajeti, por nuk u vra fjala e lirë dhe as misioni i gazetës. Përveç informimit, “Bota Sot” u bë edhe një tribunë për shumë autorë e bashkëpunëtorë. Vlen të përmendet kontributi i z.
Bahri Rashica nga Studimja e Vushtrrisë, i cili me shkrimet dhe poezitë e tij pasuroi faqet informative dhe kulturore të gazetës. Edhe sot, në epokën e rrjeteve sociale dhe informacionit të shpejtë, “Bota Sot” vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i lajmeve dhe analizave, falë punës së palodhur të stafit të saj, e në veçanti në deskun informativo-sportiv, ku spikat angazhimi i z.
Kemajl Milaim Goca. Mirënjohje edhe për z. Xhevdet Mazrekaj, z. Bahri Rashica dhe z. Kemajl Milaim Goca, si dhe për gjithë ekipin që ndër vite ka mbajtur gjallë këtë mision. Urime 31-vjetori, “Bota Sot”! Uroj që ta festoni edhe shumë përvjetorë të tjerë, me të njëjtin përkushtim ndaj informimit dhe fjalës së lirë.
Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për gazetarinë dhe informimin e shqiptarëve”, t hotë Imeri.
