Konfirmohen katër duelet e para të fazës eliminatore në Kupën e Botës 2026

0%

Me përfundimin e një pjese të ndeshjeve të fazës së grupeve në Kupa e Botës 2026 , kanë nisur të marrin formë përballjet e raundit të 32-shave, ndërsa katër duelet e para janë tashmë zyrtarisht të konfirmuara. Një nga sfidat më tërheqëse të kësaj faze pritet të jetë përballja mes Brazilit dhe Japonisë, ndërsa Holanda do të ketë përballë Marokun në një duel që premton shumë rivalitet .

Po ashtu, Afrika e Jugut do të sfidojë Kanadanë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndeshen me Bosnjën dhe Hercegovinën. Ndërkohë, tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të përcaktojnë edhe 12 çiftet e tjera të fazës eliminatore, ku disa prej kombëtareve favorite ende nuk e dinë kundërshtarin e tyre.

Faza me eliminim direkt pritet të sjellë emocione edhe më të mëdha, pasi çdo ndeshje do të jetë vendimtare në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. /Teegrafi/ Katër përballjet e konfirmuara deri më tani janë: Afrika e Jugut – Kanada Holanda – Maroku Shtetet e Bashkuara – Bosnja dhe Hercegovina Brazili – Japonia

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi