Rritet bilanci i tragjedisë në Venezuelë, 165 viktima nga tërmetet shkatërruese

0%

Autoritetet në Venezuelë kanë konfirmuar se numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën vendin ka arritur në 165, ndërsa mbi 1,100 persona janë raportuar të lënduar.

Sipas ekipeve emergjente në terren, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat më të prekura, ndërsa frika mbetet e lartë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi qindra persona rezultojnë ende të zhdukur dhe dyshohet se ndodhen nën rrënoja.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën veriun e vendit brenda pak sekondash nga njëri-tjetri, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë. Më shumë se 100 objekte janë shembur plotësisht, ndërsa mijëra të tjera kanë pësuar dëmtime serioze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet venezueliane kanë angazhuar forcat emergjente dhe ushtrinë për operacionet e shpëtimit, ndërsa disa shtete kanë nisur dërgimin e ndihmave dhe ekipeve të ekspertëve për të asistuar në menaxhimin e situatës. Ndërkohë, aeroporti kryesor në Karakas mbetet i mbyllur për shkak të dëmtimeve, duke vështirësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe lëvizjen e ekipeve të huaja të ndihmës.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse operacionet e kërkimit dhe furnizimet bazike nuk arrijnë në kohë në zonat e prekura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com