Ukrainasit rikthyen kontrollin në një gadishull me rëndësi strategjike

0%

Forcat speciale ukrainase kanë ndërmarrë një operacion zbarkimi dhe kanë marrë nën kontroll një gadishull me rëndësi strategjike në jug të Ukrainës. Bëhet fjalë për gadishullin Kinburn, një zonë që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Dnipro në Detin e Zi dhe që ka rëndësi të madhe ushtarake për shkak të pozicionit të tij.

Kontrolli mbi këtë territor i jep mundësi palës që e zotëron të mbikëqyrë rrugët detare dhe qasjen drejt porteve të rëndësishme ukrainase. Sipas raportimeve, operacioni është mbajtur i fshehtë për disa ditë, ndërsa më pas u publikuan pamje që pretendohet se tregojnë zbarkimin e njësive ukrainase në zonë.

Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se marrja e kontrollit mbi gadishullin Kinburn do të kishte rëndësi strategjike, pasi do të krijonte presion mbi pozicionet ruse në bregun lindor të Dnipros dhe do të ndikonte në kontrollin e hapësirës detare në Detin e Zi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Palët në konflikt kanë dhënë versione të ndryshme për zhvillimet në këtë zonë, ndërsa luftimet për territoret strategjike në jug të Ukrainës vazhdojnë. Në pamjet e publikuara, forcat ukrainase shfaqen gjatë operacionit, ndërsa mesazhi i tyre ndaj forcave ruse ishte: “u kujtojmë pushtuesve kush është zot”.

Burimi: Telegrafi