Trepça do të garojë në FIBA Europe Cup

0%

Shpërndaje në: Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça, në skenën evropiane për këtë edicion do të paraqitet në FIBA Europe Cup. Kështu ka njoftuar klubi mitrovicas të enjten në mbrëmje.

Trepça ka shkruar se ka hequr dorë nga paraqitja në Basketball Champions League, për shkak se palestra “Minatori” nuk i plotëson kushtet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të kësaj gare. Por, ka njoftuar se do të garojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pa kaluar nëpër ndeshje kualifikuese.

“Për herë të parë, na është mundësuar pjesëmarrja direkte në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pa kaluar nëpër ndeshje kualifikuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, ne nuk do të marrim pjesë në Basketball Champions League, pasi Palestra “Minatori” teknikisht nuk i plotëson kushtet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të kësaj gare, duke filluar nga vijezimi i fushës, ku janë të vendosura vijat e sporteve të ndryshme. Në fakt, aktualisht asnjë palestër në Kosovë nuk i përmbush këto standarde.

Duke mos qenë të interesuar që ndeshjet si vendas t’i zhvillojmë jashtë Kosovës dhe larg tifozëve tanë, kemi vendosur të marrim pjesë drejtpërdrejt në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup”, shkruan në faqen zyrtare të Trepçës.

Burimi: Koha