Sulmi ndaj ekipit të RTV Dukagjini në Gjilan, reagon Albani Hyseni: Personi i përfshirë në incident, nuk është zyrtar komunal

0%

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme ku ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini u pengua dhe u sulmua në Gjilan derisa ishin duke kryer punën e tyre.

“Komuna e Gjilanit distancohet plotësisht dhe dënon ashpër incidentin e sotëm, ku u pengua dhe u shty fizikisht ekipi i TV Dukagjini, gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare” – ka shkruar Hyseni në Facebook. “Sqarojmë se personi i përfshirë në këtë incident nuk është zyrtar komunal.

Ne distancohemi plotësisht nga tendencat e ulëta të uzurpatorëve të pronës publike, konkretisht LDK dhe PDK për ta politizuar këtë ngjarje. Sulmet e tyre propaganduese shpërfaqin vetëm dëshpërimin e tyre politik” – ka shkruar Hyseni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka thënë se ekipit të TV Dukagjini dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve u shprehin mbështetjen e tyre të plotë në realizimin e detyrave të tyre profesionale. Një ekip i Radiotelevizionit Dukagjini, i përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, është sulmuar gjatë ushtrimit të detyrës. Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten, më në Gjilan.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur teksa ekipi ishte duke realizuar një kronikë për punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit.

Burimi: Kallxo