Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet LDK-së

0%

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kritikuar deklaratat e deputetëve të LDK-së lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se pretendimet se deputetët e LDK-së po e mbrojnë Amerikën nga Qeveria e Kosovës përbëjnë “ofendim për inteligjencën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Sipas Gërvallës, është po ashtu e pavërtetë dhe fyese të pretendohet se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së përcaktohen përmes shitjes së gazit. “Ne kemi krijuar partneritet me SHBA-në përmes investimeve prej 200 milionë eurosh. Përkundrazi, ne po bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e energjisë”, deklaroi ajo.

Gërvalla theksoi se Kosova ka mbështetur vazhdimisht veprimet strategjike të SHBA-së, duke shtuar se nuk ka pasur veprim strategjik amerikan ku Kosova të mos ketë qenë ndër vendet e para që e ka përkrahur publikisht. “Ne e dimë se kush është miku ynë i vërtetë ”, u shpreh Gërvalla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postim i plotë: Është ofendim i intelegjencës së qytetarit të Republikës së Kosovës, të prentendosh se Amerika, relacionin me Kosovën e përcakton përmes shitjes së gazit.

Burimi: Bota Sot