Cikël poetik- 3 poezi kushtuar nënës

0%

FOTOGRAFIA NË MUR Ai shikim plot ëmbëlsi e urtësi më rri çdo ditë ndër sy. Në skaj të dhomës rri e varur fotografia e ajo s’është më, iku në amshim. E shikoj atë fotografi, atë fytyrë plot nur, atë fytyrë të buzëqeshur ëngjëllore. Shpesh e pyes, por s’më përgjigjet, rri e shikon se si ecën koha, njerëzit. Ajo fytyrë, ajo zemër përkëdhelëse më është e nevojshme përjetë e mot.

Vendin e saj, urtësinë, madhështinë, fisnikërinë, bujarinë dhe çiltërsinë e saj s’mund ta ketë askush. Ajo ishte e tillë, njeri ideal, Ajo është NËNA ime me shpirtin kristal. KRYEVEPËR E NJERËZIMIT Sa herë e pyeta hënën se, a mos fshehet pas teje lodhja e nënës? Edhe liqenin e pyeta se, ëmbëlsinë e ujit nga shpirti i nënës a e more ti? Dhe, asnjëherë s’mora përgjigje.

Vetëm diellin nuk e pyeta fare, sepse e dija, rrezet e tij burojnë nga shpirti e nga sytë e nënës rrezedritë. Dhe, një ditë, krejt pa pritur u shfaq një ylber, ku me ngjyrat e tij shkruheshin lodhja e fuqia e pamposhtur e nënës. Shkruheshin ëmbëlsia, dashuria, gëzimi i shpirtit të artë. Shkruheshin dhimbjet, lotët, buzêqeshjet… Shkruheshin emri, jeta dhe vepra e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkruhej një kryevepër e historisë njerëzore, dhe ajo mban kryetitullin: NËNË! MALLI Ende i ndiej ledhatimet e duarve mbi flokët e mia të gjata, kur m’i lidhnin gërshetë, duart e nënës të arta. Tallazet e flokëve kur m’i krehte, m’i bënte si deti me valë, vetullat e sytë e zi si m’i puthte, ah, seç ndiej mall!

Ato duar s’më lëmojnë më, e në ëndërr më shfaqet si hënë, symbyllaz i ndiej puthjet e tua kur vë kokën mbi jastëk, moj NËNË!

Burimi: Bota Sot