Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje për median ka thënë se udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Burimi:
Bota Sot
