​Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes dhe përqafimi prekës

0%

A mjaftojnë vetëm 21 minuta lojë për të fshirë 981 ditë pritjeje dhe vuajtjesh? Për Neymar Jr. po! Pas gati tre vitesh larg kombëtares për shkak të dëmtimeve të rënda, ylli brazilian veshi sërish fanellën me numrin 10 në Botërorin 2026. Trajneri Carlo Ancelotti e hodhi atë në fushë si zëvendësues në ndeshjen e fundit të grupeve kundër Skocisë.

Pavarësisht se prania e tij në turne ishte në dyshim për shkak të gjendjes fizike, “Ney” tregoi klasin e tij në ato pak minuta, duke prekur 24 herë topin dhe duke dhënë 3 pasa kyçe. Pas ndeshjes, sulmuesi nuk i fshehu dot emocionet e mëdha: “Kjo është një nga ditët më të veçanta të jetës sime. Kam qarë i vetëm në dhomat e zhveshjes sepse mu desh të kaloja aq shumë kohë larg fushave.

Ishte gjithmonë ëndrra ime të luaja sërish në një Botëror”, u shpreh i përlotur lideri i Seleçaos. Sidoqoftë, imazhet që po bëjnë xhiron e botës ndodhën pas fishkëllimës finale. Neymar kërkoi në tribunë familjen e tij – partneren, dy vajzat e vogla dhe djalin e tij të madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një moment mjaft të bukur, djali i tij u detyrua të shmangte dy herë rojet e sigurimit për të vrapuar në fushë dhe për t’u hedhur në krahët e të atit. Pak sekonda më vonë, atyre iu bashkuan edhe vajzat e vogla, duke dhuruar një nga kartolinat më prekëse dhe më njerëzore të këtij Botërori.

Burimi: Bota Sot