Shpërndaje në: Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka vizituar punimet në rrugën që e lidh fshatin Pleshinë të Ferizajt me qytetin. Ky projekt financohet 2 milionë euro nga ministria që e udhëheqë Basha ndërsa 900 mijë euro nga Komuna e Ferizajt, por këto mjete sipas njoftimit të ministrisë, Komuna ende s’i ka ndarë.
Po ashtu thuhet që punimet do të vazhdojnë në drejtim të qytetit sapo KRU “Bifurkacioni” ta vendosë gypin e ri të ujësjellësit, mirëpo procesi ndodhet aktualisht në fazë të prokurimit. “Për informim të drejtë të opinionit publik, projekti është hartuar nga Komuna e Ferizajt, e cila është edhe përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e financon projektin me 2 milionë euro, ndërsa Komuna e Ferizajt ka obligim të sigurojë rreth 900 mijë euro bashkëfinancim. Sipas informatave të prezantuara gjatë vizitës, Komuna ende nuk i ka ndarë mjetet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve të saj financiare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Basha citohet të ketë thënë se përfundimi i këtij projekt iu ofron banorëve të Pleshinës infrastrukturë moderne e të sigurtë.
