Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

0%

Pas dy javësh futboll pothuajse pa ndërprerje, Kupa e Botës 2026 po hyn në një fazë të re të garës. Tifozët, të cilët janë mësuar të ndjekin disa ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, do të përjetojnë një ndryshim të madh të dielën, kur në program do të jetë vetëm një ndeshje. Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet me kalimin nga faza e grupeve në fazën eliminatore.

Kupa e Botës 2026 është e para në histori që zhvillohet me 48 kombëtare, çka ka sjellë edhe një format të ri me raundin e 32 skuadrave. Nis faza historike e eliminimit direkt Faza e grupeve përfundon zyrtarisht pas ndeshjeve të fundit të Grupit J, ndërsa menjëherë më pas nis faza e eliminimit direkt.

Ndeshja e parë e raundit të 32-shes do të zhvillohet të dielën, më 28 qershor, mes Kanadasë dhe Afrikës së Jugut në stadiumin SoFi në Kaliforni. Takimi do të nisë në orën sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të jetë ndeshja e vetme e ditës. Njëkohësisht, ajo do të hyjë në histori si ndeshja e parë e fazës eliminatore në formatin e zgjeruar të Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Opponent confirmed: we’ll meet South Africa in Los Angeles in the Round of 32 #CANMNT pic.twitter.com/3iudZtHnE8 — CANMNT (@CANMNT_Official) June 25, 2026 Kohë për rikuperim dhe organizim FIFA ka vendosur që kalimi nga faza e grupeve në atë eliminatore të bëhet gradualisht, duke lënë vetëm një ndeshje në program të dielën.

Ky vendim u jep skuadrave më shumë kohë për udhëtime, rikuperim fizik dhe përgatitje për sfidat vendimtare. Pas ndeshjes së së dielës, turneu do të vazhdojë të hënën me një tjetër përballje, ndërsa më pas ritmi do të rikthehet me dy ose tre ndeshje në ditë. 13 spaces filled for the Round of 32! 👏 #FIFAWorldCup #Qualified @mcdonalds pic.twitter.com/urLOWNuqTf — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 25, 2026 Një ditë tranzicioni në turne Ndryshimi është veçanërisht i dukshëm pas kalendarit intensiv të dy javëve të para, kur zhvilloheshin deri në katër ndeshje në ditë.

Për tifozët evropianë, shumë prej këtyre takimeve luheshin në orët e vona të mbrëmjes ose gjatë natës. Kështu, e diela shërben si një ditë tranzicioni mes dy fazave të turneut, duke shënuar fillimin e ndeshjeve ku çdo gabim mund të jetë fatal, por njëkohësisht duke ofruar një pushim të nevojshëm për ekipet para sfidave vendimtare të Kupës së Botës. Cup tree provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi