Shpërblehen golat, klubi i Serie A rinovon kontratën me talentin shqiptar

0%

Gabriel Kulla do të vazhdojë që të jetë pjesë e Sassuolos. Pas një sezoni fantastik në kampionatin Primavera me Sassuolo U20, sulmuesi 18-vjeçar ka fituar besimin e drejtuesve. Në njoftimin e bërë nga klubi i Serie A, është zyrtarizuar rinovimi deri në verën e vitit 2030. Kështu, Kulla do të ketë mundësinë e artë që gjatë sezonin që vjen të debutojë në elitën e futbollit italian.

Me fanellën e Sassuolo U20 gjatë sezonit të shkuar, sulmuesi shqiptar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 8 të tjerë. Përsa i përket ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, Kulla deri më tani është aktivizuar me ekipin U17 dhe atë U19. Me Kombëtaren U17, 18-vjeçari ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje, ndërsa me ekipin U19 ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje.

“Sassuolo Calcio ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Gabriel Kulla deri më . Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2008, Kulla kaloi 3 sezone në Neroverde, i fundit në Primavera: në Ligën Under 20, 18-vjeçari e dëshmoi veten me 17 gola dhe 8 asiste, duke fituar çmimin “Primavera Best Awards 2026” për sulmuesin më të mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I urojmë Gabrielit, një fat të madh për karrierën e tij me ngjyrat tona”, njofton klubi italian.

Burimi: Bota Sot