Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me publikimin e disa pamjeve në Instagram, ku shfaqet një veturë luksoze e zezë, që duket të jetë një Mercedes-Benz G-Class (G-Wagon). Në storien e publikuar, Ermali ka shkruar shkurtimisht: “Mirë se vjen në shtëpi G”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një blerje të re në garazhin e tij.
Pamjet tregojnë veturën pranë shtëpisë së këngëtarit, ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë të komentojnë për modelin luksoz, i cili konsiderohet një nga SUV-të më prestigjioze në treg.
Foto: Instagram Varësisht nga viti i prodhimit dhe versioni, një Mercedes G-Class mund të kushtojë nga rreth 150 mijë deri në mbi 250 mijë euro, ndërsa versionet më të fuqishme AMG arrijnë edhe çmime dukshëm më të larta. Megjithëse artisti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth automjetit, postimi ka mjaftuar për të ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.
Foto: Instagram Ermali vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar. Ai gëzon një karrierë të gjatë, që i sjell edhe përfitime të mëdha në jetë.
