Komuna e Gjakovës ftoi qytetarët në dëgjim publik, por takim dështoi sepse asnjë zyrtar nuk erdhi

0%

Komuna e Gjakovës kishte ftuar qytetarët në një dëgjim publik për sot, me , por që takimi ka dështuar pasi që nuk është paraqitur asnjë zyrtar i Komunës. Takimi ishte ftuar për të diskutuar me qytetarët për projektet e Komunës, ndërsa sipas thirrjes së publikuar, ishte takimi i parë për vitin 2026 i qeverisjes lokale me qytetarët.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Komunës së Gjakovës, Artan Haraqia tha se ka qenë e planifikuar që nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, të merrte pjesë në takim, por sipas tij, nënkryetari Fetahaj ka pasur probleme teknike me veturë. “Nënkryetari Fetahaj ka qenë e planifikuar të marrë pjesë në takim, por ka pasur probleme me veturë.

Jemi në konsultime që të caktohet një datë tjetër për takimin me qytetarët” – ka thënë Haraqia për KALLXO.com përmes telefonit. Në anën tjetër, fillimisht përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Komuna e Gjakovës ka thënë se përveç problemit me veturë, nënkryetari Fetahaj ka qenë i detyruar që të kthehet në shtëpi, për shkak të një problemi shëndetësor në familje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nënkryetari Flamur Fetahaj, i cili ishte paraparë të marrë pjesë në debat, vetëm 40 minuta para fillimit të debatit është detyruar të kthehet në shtëpi për një problem shëndetësor në familje. Gjatë kthimit për pjesëmarrje në debat, ai ka hasur edhe në një defekt teknik me automjetin, gjë që ka shkaktuar vonesë prej rreth 25-30 minutash” – thuhej në reagimin e Komunës së Gjakovës.

Por pas disa minutave këtë postim Komuna e Gjakovës e ka fshirë, duke postuar më pas një reagim tjetër, ku arsyetimi për problemet me veturë të nënkryetarit Fetahaj dhe problemin shëndetësor në familje nuk e kanë përfshirë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se debati i publik me qytetarët i paralajmëruar për t’u mbajtur sot nuk është realizuar për shkak të rrethanave të papritura.Në emër të Komunës së Gjakovës, ju kërkojmë ndjesë të sinqertë për këtë situatë dhe mirëkuptimin tuaj” – thuhet në postimin e dytë të Komunës.

Postimi i fshirë nga Komuna e Gjakovës Në ndërkohë, organizata lokale jo-qeveritare “Activism Roots” përmes një ka shprehur shqetësimin për dështimin e dëgjimit publik, duke thënë se në orarin e caktuar nuk mori pjesë asnjë zyrtar i Komunës. “Dëgjimet publike nuk duhet të trajtohen si formalitete administrative.

Ato janë mekanizma të rëndësishëm për konsultim me qytetarët, ndërtimin e besimit publik dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje” – thuhet ndër të tjera në reagim. Komuna e Gjakovës ka thënë se takimi i radhës për mbajtjen e dëgjimit publik është caktuar me datë në ora .

Burimi: Kallxo