Futbolli, që dikur konsiderohej një sport burrëror, po hap dyert çdo ditë e më shumë për vajzat dhe gratë. Debutimi i arbitreve femra në finalet e Botërorit 2026 për meshkuj ishte një tjetër hap drejt barazisë në disiplinën më të dashur sportive në botë. Por FIFA ka përfshirë edhe komentatoret.
Në videot që paraqesin rastet dhe golat e ndeshjeve dëgjohet zëri i komentatoreve femra që përcjellin emocionet. Kjo qasje jo vetëm që pasuron përvojën e tifozëve, por edhe dërgon një mesazh të qartë se gratë kanë vendin e tyre në çdo aspekt të futbollit modern. Ato janë përfshirë edhe në drejtimin e skuadrave të meshkujve në klube të kampionateve të rëndësishme.
Rasti i Marie Louise Eta, e cila mori drejtimin e Union Berlin në javët e fundit të Bundesliga 1, mund t’i hapë rrugën në të ardhmen edhe emërimit të një gruaje në një përfaqësuese që merr pjesë në Botëror.
