Ndeshja e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Norvegjisë mund të shtyhet ose të pezullohet përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Sipas mediumit francez L’Equipe , autoritetet lokale dhe organizatorët e turneut po monitorojnë nga afër parashikimet e motit përpara përballjes së Grupit I.
Reshje të dendura shiu, stuhi dhe rrezik nga rrufetë priten në zonën përreth stadiumit në kohën e fillimit të ndeshjes, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve. “E pres dhuratën e tij”, Vinicius zbulon bastin e veçantë me Ancelottin Rregulloret e FIFA-s lejojnë shtyrjen, vonimin ose pezullimin e ndeshjeve nëse kushtet atmosferike konsiderohen të rrezikshme.
Një vendim përfundimtar pritet të merret më afër fillimit të takimit, në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike. Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Norvegjia ende mban gjallë shpresat për avancim dhe do të dëshironte që ndeshja të zhvillohej sipas planit./ Telegrafi
