Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda një stacioni policor në Prishtinë

0%

Dy zyrtarë policorë dyshohen se janë përfshirë në një mosmarrëveshje dhe më pas në një rast sulmi ndaj njëri-tjetrit brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka. Sipas Bekës, dy policët dyshohen për veprën penale “Sulm”, ndërsa rasti po trajtohet nga IPK-ja.

“Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale ‘Sulm’”, ka deklaruar Beka.

Ai tha se çdo veprim i zyrtarëve policorë që cenon integritetin policor apo ndikon negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, ka shtuar Beka. IPK nuk ka bërë të ditur ende rrethanat që çuan në mosmarrëveshjen mes dy zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Kallxo