​36-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu e Kurti vlerësojnë

0%

Krerët institucionalë në detyrë kanë vlerësuar rëndësinë historike të delegatëve të 2 Korrikut 1990, duke e cilësuar Deklaratën Kushtetuese si një nga aktet më të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Kosova e asaj kohe kishte shumë pak hapësirë veprimi, por nuk pranoi të trajtohej si krahinë e Serbisë.

Sipas saj, përmes Deklaratës së 2 Korrikut, Kosova u përpoq të fliste në emër të vet dhe të kërkonte liri, e jo privilegje politike. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi Deklaratën e 2 Korrikut 1990 si shpallje normuese dhe juridike të Republikës së Kosovës.

Ai tha se ky akt, i miratuar në Prishtinë dhe i pasuar nga zhvillimet e mëvonshme kushtetuese e politike, shënoi fillimin e republikës së rezistencës dhe hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pa Republikën e Kosovës të vitit 1990 dhe aktet e tjera pasuese, nuk do ta bënim pavarësinë në vitin 2008”, deklaroi Kurti, duke vlerësuar se rrugëtimi drejt shtetit të pavarur u ndërtua mbi vendimet dhe sakrificat e asaj periudhe historike.

Burimi: Bota Sot