25-vjeçari gjendet i vdekur në banesën me qira në Mitrovicë, në

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në Mitrovicë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me qira, ndërsa në vendngjarje Policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe tableta të ndryshme, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Leotrim Jashari , 25 vjeçari.

Sipas informacioneve, rasti është zbuluar rreth orës , pasi pronari i banesës ishte kontaktuar nga një familjar i viktimës, i cili kishte shprehur shqetësimin se 25-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave prej rreth 24 orësh.

Pronari, i shoqëruar nga një mjeshtër i bravave, ka hapur derën e banesës, ku e ka gjetur të riun të shtrirë pa shenja jete në dhomën e gjumit, duke njoftuar menjëherë Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës të Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë ekzaminimit të banesës janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe tableta të ndryshme, të cilat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rreth orës , trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com