Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

0%

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se edhe presidentja Vjosa Osmani mund të jetë njëra nga pretendentet për kryetare të kësaj partie, nëse ka ambicie për ta marrë drejtimin e saj.

Duke komentuar mundësinë e kandidimit të Osmanit, Rugova ka thënë se nuk e di nëse ajo ka ambicie për këtë pozitë, por ka theksuar se nuk do të kishte asgjë të keqe nëse ajo do të bëhej pjesë e garës për kryetar të LDK-së. “ Nuk e di a ka ambicie zonja Osmani, por nuk ka asgjë të keqe që edhe Osmani të jetë njëra nga pretendentet.

Për të gjitha këto që po i elaborojmë dhe diskutojmë, do të vendosin anëtarësia dhe strukturat e LDK-së” , ka deklaruar Rugova. Ai e ka cilësuar garën e mundshme për drejtimin e partisë si serioze dhe cilësore, duke shprehur pritshmërinë që në të të përfshihen emra dhe pretendentë me profil të fortë politik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Rugovës, personi që do të marrë drejtimin e LDK-së do të ketë përgjegjësi të mëdha, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në menaxhimin e partisë, unifikimin e anëtarësisë dhe riorganizimin e strukturave. “Unë e shoh si një garë serioze dhe cilësore, me emra dhe pretendentë seriozë.

Sigurisht, cilido nga pretendentët që do të marrë drejtimin e LDK-së do të ketë një barrë jo të lehtë mbi supe, si në aspektin politik dhe menaxherial, ashtu edhe në unifikimin e partisë, ristrukturimin e saj dhe hartimin e një strategjie për rikthimin e LDK-së, me qëllim që ta sfidojë seriozisht mazhorancën aktuale që qeveris me Kosovën ”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se një nga sfidat kryesore të kryetarit të ardhshëm do të jetë hartimi i një strategjie për rikthimin e LDK-së dhe forcimin e saj politik, me synimin për të sfiduar mazhorancën aktuale që qeveris Kosovën. Vendimi për udhëheqjen e ardhshme të partisë, sipas Rugovës, do t’u takojë anëtarësisë dhe strukturave të LDK-së.

Burimi: Bota Sot