Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e

0%

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF), pas largimit pa leje nga grumbullimi i përfaqësueses në fund të shtatorit. Megjithatë, shuma e gjobës është pothuajse e papërfillshme në raport me të ardhurat e yllit portugez, i cili luan te Al Nassr. Vendimi u bë publik të hënën nga Këshilli Disiplinor i FPF-së.

Sipas gazetës portugeze A Bola , Ronaldo u largua nga kampi stërvitor i përfaqësueses më 30 shtator, në Danimarkë, përpara ndeshjes ndaj kombëtares vendase. Sipas raportimit, vendimi i tij erdhi pas pakënaqësive lidhur me minutat e lojës dhe mosaktivizimin në një ndeshje të mëparshme. Federata nisi procedurat disiplinore dhe në fund vendosi ta dënojë me 30 ditë pezullim dhe 255 euro gjobë.

Meqë Ronaldo ka vuajtur tashmë 19 ditë të pezullimit, ai pritet të jetë në dispozicion të përfaqësueses në nëntor, nëse trajneri vendos ta përfshijë në listën e futbollistëve të ftuar. Ronaldo e fiton shumën e gjobës për më pak se një minutë A Bola ka vënë në pah dallimin e madh mes gjobës dhe të ardhurave të futbollistit 41-vjeçar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas vlerësimeve të gazetës, paga bazë vjetore e Ronaldos te Al Nassr arrin rreth 208 milionë euro, ndërsa të ardhurat mund të shkojnë deri në 250 milionë euro kur përfshihen edhe bonuset. Duke u bazuar vetëm në pagën bazë të raportuar, Ronaldo fiton rreth 255 euro për 39 sekonda.

Kjo do të thotë se atij i nevojitet më pak se një minutë për të fituar shumën e plotë të gjobës së shqiptuar nga federata. telegrafi.com Rasti i Ricardo Carvalhos ishte shumë më i rëndë Mediat portugeze kanë rikujtuar edhe rastin e ish-mbrojtësit Ricardo Carvalho, i cili në vitin 2011 u largua pa leje nga grumbullimi i Portugalisë.

Carvalho ishte i pakënaqur pasi mësoi se nuk do të ishte titullar në ndeshjen kualifikuese ndaj Qipros. Ai u largua nga kampi stërvitor në Óbidos pa dhënë arsyetimin e kërkuar, duke bërë që federata të niste procedurat disiplinore. Fillimisht, futbollisti rrezikonte një pezullim deri në dy vjet, por në fund u dënua me një vit larg përfaqësueses.

Atij iu hoqën gjithashtu bonuset që mund t’i fitonte në rast të kualifikimit të Portugalisë për Kampionatin Evropian 2012. Ndryshe nga Ronaldo, Carvalho nuk u gjobit. telegrafi.com Carvalho u rikthye dhe u bë kampion i Evropës Pas disa vitesh larg përfaqësueses, Carvalho u rikthye në vitin 2014, kur në krye të Portugalisë ishte Fernando Santos.

Dy vjet më vonë, ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian në Francë, duke mposhtur në finale vendësit me rezultat 1-0 pas vazhdimeve. Ronaldo, ndërkohë, pritet ta ketë përfunduar pezullimin përpara grumbullimit të ardhshëm të Portugalisë.

Sipas kalendarit të përmendur në raportim, përfaqësuesja portugeze do të përballet me Danimarkën më 14 nëntor dhe me Uellsin tri ditë më vonë. Megjithatë, rikthimi i Ronaldos do të varet nga vendimi i përzgjedhësit. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi