Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë. Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut. Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”: Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët: •1 efektiv policie •1 protestues (i mitur) •1 përfaqësues i medias Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël.
Total të lënduar që prej 13 tetorit: 310 * 191 punonjës të Policisë; * 88 protestues, * 31 kalimtarë.
