Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili flet për një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit në Kosovë – financimin përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Shala ndër të tjerash ka zbuluar se sa kërkesa për sponsorizim janë shqyrtuar si dhe me shifra ka treguar sa kanë fituar klubet dhe federatat.
“Domethënë, si vlerë totale e shumës për sponsorizimin ka shku deri 27 milionë e 249 mijë e 136 euro, ndërsa në vitin 2026 se harruam edhe me cekë edhe diçka sepse është shumë shumë e rëndësishme, për shkak që viti-viti pas çdo viti veç po rriten kërkesat, veç po rritet domethënë interesimi i njerëzve që me qenë pjesë e sponsorizimit në sport, në kulturë, në rini e këto”.
“Domethënë, vitin 2026 i kemi pasë veç në sport 7 milionë e 928 mijë. Deri më tani në kulturë 3 milionë, ndërsa në rini 353 mijë”. “Dmth që janë pjesë, përafërsisht landë janë veç deri tash, po janë përmbi 1,100 landë. Domethënë, tash edhe që e përmendëm këtë volumin e tremujorit, sigurt e tejkalon 2400-shin”, ka thënë Shala mes tjerash.
Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi
