Kritikon referimin dhe përmend golin e anuluar

0%

Mesfushori i Real Betisit, Giovani Lo Celso, ka kritikuar ashpër gjykimin pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Barcelonës të shtunën. Barcelona fitoi 5:2 në ndeshjen e xhiros së nëntë të kampionatit spanjoll, në një përballje që ndryshoi disa herë rrjedhën dhe u shoqërua me një sërë vendimesh të diskutueshme të gjyqtarëve.

Pasi iu anulua goli i tij dhe bashkëlojtari Facundo Bernal u përjashtua me karton të kuq direkt, Lo Celso vuri në pikëpyetje nëse rregullat zbatohen njësoj për të gjithë. Argjentinasi reagoi ndaj anulimit të golit të tij në kohën shtesë të pjesës së parë, i cili u anulua për shkak të një prekjeje me dorë nga bashkëlojtari i tij, Cucho Hernandez.

I pyetur nëse rregullat zbatohen ndryshe kur në lojë është Barcelona, Lo Celso iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë, por dha një koment të qartë. “Mund të flas për rastet konkrete që i përjetova në fushë. Në fund të fundit, prekja e Cuchos mund të jetë ose jo faull, por në atë aksion ndodhin shumë gjëra. Ka një top të kthyer, topi ngrihet lart dhe ka një duel për topin me kokë…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinqerisht, nuk e di”, deklaroi ai. Ai shtoi: “Por, nëse do të kishte shënuar Barcelona, a do të anulohej edhe ai gol për atë prekje me dorë? Nuk e di të vërtetën, por ajo që po them është se aty ka një duel me kokë dhe se gjatë një ndeshjeje ndodhin shumë gjëra”. Lo Celso e cilësoi vendimin për anulimin e golit si “të diskutueshëm” dhe këmbënguli se ai duhej të pranohej.

Më pas, ai foli për ndikimin që ky vendim pati te skuadra e tij, në një deklaratë për uebsajtin “Estadio Deportivo”. “Është një moment vendimtar. Të kalosh nga barazimi në pjesën e parë në disavantazh 2:1 e ndryshon krejtësisht situatën… dhe pasi e ngushtuam rezultatin në 3-2, mendoj se përjashtimi ishte ai që praktikisht e mbylli ndeshjen”, tha ai.

Lo Celso nuk e la pa komentuar as përjashtimin me karton të kuq. Betisi mbeti me dhjetë lojtarë, ndërsa argjentinasi vuri në dukje drejtpërdrejt dallimin në ndëshkimin e dy lojtarëve të përfshirë në të njëjtin duel: Bernal u përjashtua, ndërsa Lamine Yamal u ndëshkua me karton të verdhë. “Ishte thjesht një përplasje mes dy lojtarëve.

Njëri ndëshkohet me karton të kuq direkt, ndërsa tjetri merr karton të verdhë. Por, në fund të fundit, këto janë detaje. Ajo që më mbetet në mendje është përpjekja e skuadrës, e cila luftoi deri në fund, pavarësisht se përballë kishte skuadrën më të mirë në Evropë për momentin”, tha ai.

Burimi: Bota Sot