Miley Cyrus është përlotur gjatë koncertit të saj në Hollywood Bowl në Los Angeles, teksa i ka bërë homazh kumbarës së saj, Dolly Parton. Këngëtarja interpretoi hitin e njohur Jolene dhe ndau me publikun kujtime personale për lidhjen e veçantë që i bashkonte.
Gjatë koncertit të së premtes, 33-vjeçarja tregoi se kishte parë dikur Dolly Parton të performonte në të njëjtën skenë, një përvojë që e kishte frymëzuar edhe atë të mbante koncerte në këtë vend, shkruan DailyMail. Miley kujtoi se i kishte kërkuar kumbarës së saj ta shihte nga publiku, ashtu siç e shihnin edhe fansat e tjerë.
Ajo tregoi gjithashtu se Parton i ishte përgjigjur me fjalët Në rregull, Miley, por këngëtarja e kishte komentuar me humor se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se dëshira e saj do të realizohej. Gjatë rrëfimit, Miley u shpreh se e ndiente praninë e Dolly-t pranë vetes më shumë se kurrë dhe se ndarja e këtyre kujtimeve me fansat e bënte mbrëmjen veçanërisht të rëndësishme për të.
Ky moment emocional kulmoi me fjalët e këngëtares, e cila theksoi se lidhja mes tyre do të mbetej e përjetshme dhe se asgjë nuk mund t’i ndante. Ajo u shpreh gjithashtu se besonte se do ta shihte sërish Dolly Parton.
