Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

0%

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Kosova po përmendet në fushatë, por kryesisht për akuza politike dhe mesazhe nacionaliste. Pushteti dhe kundërshtarët e tij përsërisin politikat, pa ofruar zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje. “Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans. Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. “Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë.

Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha Goran Jeshiq, nga Koalicioni “Serbia Evropiane”. Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin. Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu.

Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

Burimi: Telegrafi