Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të furnizojë Ukrainën me raketa të reja me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, me synimin për të forcuar kapacitetet ushtarake të Kievit dhe për të zvogëluar varësinë e tij nga mbështetja amerikane.
Sipas agjencisë Bloomberg, mundësia e rimbushjes së rezervave të raketave është diskutuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Londër. Ukraina po synon të ruajë aftësinë për të goditur objektiva ushtarake në thellësi të territorit rus, ndërsa Britania po punon paralelisht për zhvillimin e sistemeve të tjera të armatimit me rreze të gjatë veprimi.
Këto sisteme synojnë t’i mundësojnë Kievit më shumë pavarësi në operacionet ushtarake, duke reduktuar nevojën për armë dhe teknologji amerikane. Ndërkohë, Londra mbështet të drejtën e Ukrainës për të kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në territorin rus, duke i konsideruar ato pjesë të së drejtës së saj për vetëmbrojtje.
Sipas raportimit, Britania nuk po kërkon që Kievi t’i ndërpresë këto operacione. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
