‘Torcida’ gati sa nuk ia mohoi Hajdukut fitoren ndaj Ajaxit

0%

Hajduku i Splitit e nisi me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, duke e mposhtur Ajaxin me rezultat 2:1 në stadiumin “Polud”. Megjithatë, ndeshja u karakterizua edhe nga incidentet e tifozëve vendas, të cilët shkaktuan ndërprerjen e takimit për rreth 12 minuta.

Pas një mundësie të mirë të Ajaxit në minutën e shtatë, Hajduku mori kontrollin e lojës dhe nisi të rrezikonte portën kundërshtare. Epërsia e vendasve erdhi në minutën e 37-të. Marin Shotiçek ia mori topin Davy Klaassenit dhe nisi një kundërsulm të shpejtë, duke asistuar për Bamba Sanyangun, i cili realizoi për 1:0.

Ajaxi barazoi në minutën e 53-të, kur Thilo Kehrer asistoi për Davy Klaassenin, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 1:1. Por, Hajduku reagoi shpejt dhe vetëm tri minuta më vonë riktheu epërsinë. Pas një gabimi në pasim nga Torrents, Shego fitoi topin dhe asistoi për Shotiçekun, i cili shënoi për 2:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 78-të, gjyqtari ndërpreu ndeshjen për shkak të mjegullës së dendur të krijuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga tribuna ku qëndronte ‘Torcida’. Sipas protokollit të UEFA-s, futbollistët u tërhoqën në teshatore. Përmes altoparlantëve, tifozët u paralajmëruan se përsëritja e incidenteve mund të çonte në ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes. Pas 12 minutash, takimi rifilloi.

Ajaxi goditi traversën pak pas rikthimit në fushë, ndërsa në minutat e fundit ushtroi presion të madh në kërkim të barazimit. Megjithatë, mbrojtja e Hajdukut qëndroi deri në fund dhe skuadra kroate siguroi fitoren 2:1.

Burimi: Bota Sot