Hoxha titullar, Dinamo mposht Anderlechtin me penallti në minutën e

0%

Dinamo e Zagrebit ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Evropës këtë sezon, duke e mposhtur Anderlechtin me rezultat 1:0, falë një penalltie të realizuar në minutën e 90+6. Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha u paraqit titullar në fitoren e Dinamos. Jeroi i skuadrës kroate ishte Dion Drena Beljo, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë, pas ndërhyrjes së VAR-it.

Dinamo e nisi mirë takimin dhe që në minutat e para ushtroi presion ndaj skuadrës belge. Në minutën e 15-të, Luka Stojkoviq pati një mundësi të mirë shënimi, por nuk arriti ta godiste siç duhet topin pas një pasimi nga Hoxha. Anderlechti u kundërpërgjigj me raste të rrezikshme.

Në minutën e 21-të, skuadra belge goditi dy herë traversën brenda të njëjtit aksion, ndërsa portieri i Dinamos, Dominik Kotarski, ndërhyri për ta devijuar goditjen e dytë. Shtatë minuta më vonë, Tristan Degreef goditi nga afërsia, por Kotarski reagoi sërish shkëlqyeshëm dhe shpëtoi portën e vendasve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dinamo pati rastin e vet në fund të pjesës së parë, kur Iker Almena u gjend në pozitë të mirë pas një pasimi prapa, por nuk arriti ta drejtonte topin në kuadratin e portës. Në pjesën e dytë, skuadra kroate krijoi disa mundësi të mira. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 81-të, kur Arbër Hoxha doli i vetëm përballë portës, por mbrojtësi Barry arriti t’ia largonte topin nga prapa.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit pa gola, Dinamo fitoi penallti në minutat shtesë. Dani Rodriguez, i cili ishte futur në lojë nga banka rezervë, goditi topin që përfundoi në dorën e mbrojtësit të majtë të Anderlechtit, Oleg Reabciuk. Pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, gjyqtari akordoi penallti.

Dion Drena Beljo mori përgjegjësinë dhe shënoi në minutën e 96-të, duke i dhënë Dinamos një fitore dramatike me rezultat 1:0. Ky ishte goli i parë i Dinamos në këtë edicion të Ligës së Evropës, pasi në xhiron e parë kishte barazuar pa gola ndaj skuadrës izraelite Hapoel.

Burimi: Bota Sot