Shkëlzen Gashi krahason protestat në Tiranë me ato të Kosovës në

0%

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas protestave të së martës në Tiranë, duke thënë se pamjet nga demonstratat e fundit i kujtojnë protestat e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet ’90. Përmes një postimi, Gashi ka bërë një krahasim mes zhvillimeve të atëhershme në Kosovë dhe situatës së krijuar në kryeqytetin shqiptar.

“Fotografitë dhe videot prej protestave të djeshme në Tiranë po m’i kujtojnë pamjet e protestave të shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit” , ka shkruar Gashi. Ai e ka përmbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për pushtetin dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve. “Regjimet që rrehin qytetarë nuk reformohen.

Rrëzohen”, ka deklaruar analisti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot