Një 46-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Rasti është raportuar më , rreth orës , në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me 46-vjeçarin, i cili ishte larguar nga shtëpia. Raportohet zhdukja e një 46-vjeçari, nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Ferizaj Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Pas disa orësh kërkime, personi është gjetur pa shenja jete. Edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në raportin vijues.
