Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën, më , ku do të diskutohet për caktimin e seancës së ardhshme plenare dhe rendin e saj të ditës. Në mbledhjen e Kryesisë fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.
Sipas rendit të propozuar, në seancën e ardhshme plenare parashihen këto pika: Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme. Deklarimet jashtë rendit të ditës. Pyetjet parlamentare. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Po ashtu, në mbledhjen e Kryesisë pritet të shqyrtohen edhe propozimet dhe kërkesat e tjera. Data e seancës së ardhshme plenare dhe rendi përfundimtar i ditës pritet të përcaktohen pas shqyrtimit nga Kryesia e Kuvendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
