Një tragjedi e rëndë ka goditur mbrëmjen e së dielës një familje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen është babai i tij. Por, pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet edhe një tjetër histori tragjike e së njëjtës familje.
E rëndë: Vdes i riu nga Gjilani që u aksidentua me motor para një muaji Siç mëson Gazeta Sinjali, rreth dy vite më parë, kjo familje kishte humbur edhe një djalë tjetër, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Dy vite pas asaj humbjeje, familja është përballur me një tjetër tragjedi, këtë herë me vrasjen e djalit 29-vjeçar, për të cilën dyshohet vetë babai i viktimës. Ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit. Vdekjen e 29-vjeçarit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërkohë, babai i viktimës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Motivi dhe rrethanat që çuan deri te kjo tragjedi familjare mbeten ende të paqarta, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
