Fitore për Istogun e Prishtinën

0%

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Ulpianës. Kaltrina Paci i realizoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa Angelika Luberecka i kishte nëntë. Vlerona Buja ishte më efikasja tek Ulpiana me pesë gola. Në Pejë, Istogu fitoi ndaj Besës vendase me rezultat .

Eya Nasr i realizoi 13 gola për Istogun. Shtatë i kishte Elsa Shala. Edona Radoniqi me shtatë gola dhe Dorentina Qufaj me pesë, ishin më efikaset te Besa. Istogu ka katër pikë nga dy ndeshje. Prishtina e Besa i kanë nga dy pikë, ndërsa Ulpiana po pret për pikën e parë.

Burimi: Bota Sot