Ajaxi ngec para udhëtimit në “Polud”

0%

Ajaxi ka dështuar të marrë fitore në kampionatin holandez, vetëm pak ditë para përballjes me Hajdukun e Splitit në Ligën e Konferencës. Në kuadër të javës së tetë të Eredivisies, Ajaxi barazoi 1:1 në shtëpi ndaj NEC Nijmegenit. Skuadra vendase kaloi në epërsi që në minutën e shtatë, me golin e nigerianit Arokodare.

Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin në minutën e 19-të, kur Chery shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Deri në fund të ndeshjes, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Përballja mes Hajdukut dhe Ajaxit do të zhvillohet më 15 tetor, në stadiumin “Polud”, duke filluar nga ora , në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot