“Zvërneci, presim studimin mjedisor”, Rama: Sistemi po e lufton

0%

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ka informuar atë për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec.

Rama tha se së shpejti pritet studimi i thelluar mjedisor, ndërsa theksoi edhe hapat e ndërmarrë nga qeveria në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit me qytetarët përmes mjeteve teknologjike.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një pikë e palëvizshme e axhendës së qeverisë dhe se Shqipëria, sipas tij, ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar interes, ku tanimë së shpejti studimin e thelluar mjedisor, ndërkohë duke informuar mi[?] hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit të qeverisë me mjetet teknologjike.

Do të ndezim pasqyrën dhe të gjithë procesit që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumëdiskutuar. Është një pikë e palëvizshme e axhendës sonë dhe e BE-së në tërësi dhe vendet kandidate në vijim, kemi konstatuar faktin që tanimë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin.”

Burimi: Bota Sot