​Ukraina sulmon rafineritë ruse

0%

Forcat ukrainase kanë kryer sot sulme ndaj rafinerive ruse nafte në Omsk dhe Ukhta, një ditë pasi 35 ukrainas humbën jetën gjatë sulmeve ruse në rajonin lindor ukrainas të Donetskut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se kishte një sulm tjetër ndaj rafinerisë ruse të naftës në Omsk – një nga rafineritë kryesore si dhe ndaj rafinerisë në Ukhta, e cila ndodhet 1.900 kilometra larg kufirit shtetëror të Ukrainës.

“Objektivi në Ukhta u godit nga dronët An-196 RS, të cilët kanë një rreze veprimi prej rreth 2.500 kilometrash, ndërsa kundër rafinerisë së Omskut u përdorën dronët FP-6, modele të modifikuara të FP-1 një ditë më parë,” shkroi Zelensky në rrjetin X. “Ne vazhdojmë t’u përgjigjemi sulmeve ruse ndaj Ukrainës dhe e bëjmë këtë me saktësi të lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U godit gjithashtu një qendër tjetër të dhënash një përgjigje simetrike nga ana jonë. Ky është një tregues i rëndësishëm i saktësisë së luftëtarëve tanë. Lavdi Ukrainës!” shtoi Zelensky. Kujtojmë, më 8 tetor, forcat ruse vranë 35 banorë të rajonit Donetsk: 32 në Kramatorsk dhe tre në Bilenke.

Transporti publik në qytet u pezullua më pas, ndërsa po zhvilloheshin operacionet e kërkim-shpëtimit.

Burimi: Bota Sot