– Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtës në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan, mikun dhe ka plagosur tre persona të tjerë, bëjnë të ditur burime të medias.
Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa dorasi nga familja Ramushi nga Llashtica. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Media e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me rastin. – Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan. Forca të shumta policore shihen të pranishme në vendngjarje.
Ndërkaq, Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje. – Dyshohet për vrasje afër Gjilanit Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë. Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Media ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.
