Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka shtyrë deri më afatin për paraqitjen e njoftimeve të apelit kundër aktgjykimit në çështjen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 29 shtator, Paneli e ka miratuar pjesërisht kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit.
Afati i njëjtë është caktuar edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që do të thotë se deri më 27 nëntor si mbrojtja, ashtu edhe Prokuroria, mund të njoftojnë se cilat pjesë të aktgjykimit synojnë t’i kundërshtojnë. Ky është një zhvillim i rëndësishëm procedural, por nuk nënkupton se ndonjëri prej apelimeve është pranuar dhe as nuk i ndryshon dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë.
Paneli i Apelit përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen. Në një vendim tjetër të marrë po më 29 shtator, Paneli ka përcaktuar edhe mënyrën e pjesëmarrjes së viktimave në procedurën e apelit. Sipas Gjykatës, do të zbatohet një sistem i ngjashëm me atë të përdorur gjatë gjykimit të shkallës së parë, me përshtatjet e nevojshme për fazën e apelit.
Më , Trupi Gjykues e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të katër u shpallën fajtorë për krime lufte që përfshijnë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë.
Pas dorëzimit të njoftimeve të apelit do të bëhen të qarta pretendimet konkrete të mbrojtjes dhe të Prokurorisë, përfshirë pjesët e aktgjykimit, përgjegjësinë penale ose lartësinë e dënimeve që mund të kundërshtohen.
