Skënder Shengyli dhe Prishtina të pafat në Beograd, Partizani

0%

Prishtina ishte e pafat më 8 shtator të vitit 1985 në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Ishte jo vetëm afër që të fitonte pikë por edhe të merrte fitore. Skënder Shengyli me shokë të pafat nga kjo sfidë. Bie goli në minutën e fundit, një humbje që nuk e meritonte Prishtina në fushën e lojës. Një ndeshje që u zhvillua nën hijen vajit të Partizanit të Beogradit.

Pas javës së shtatë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Dinamo e Vinkovcit kryesonte me 9 pikë, ndërsa Partizani renditej në vend të tretë me 9 dhe Prishtina në të shtatin me 8. “Në një lojë korrekte dhe për nga cilësia e nivelit të lartë, para së gjithash me një minutë heshtje i bëjnë nderimin e fundit Dragan Mances (futbollist), i cili tragjikisht humbi jetën para gjashtë ditësh.

Futbollistët e Partizanit mundën Prishtinën me rezultatin minimal, 1:0 (0:0), me golin e Radanoviqit në minutën e 90-të. Edhe një herë për Prishtinën u përsërit rezultati tragjik, pasi goli u pësua në sekondat e fundit të lojës! Kështu, edhe një herë për Prishtinën u përsërit rezultati tragjik, pasi goli u pësua në sekondat e fundit të lojës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu që Prishtina edhe një herë u kthye nga udhëtimi duarthatë edhe pse pati rast jo vetëm të dalë me një pikë, por, sipas ngjarjes në terren, edhe ta fitojë ndeshjen”, ka shkruar gazeta “Rilindja” më 9 shtator të vitit 1985. “Nga një aksion i parrezikshëm nga ana e djathta Sinani, pa nevojë, e ktheu topin në korner. Në semafor shënohej minuta e 90-të.

Ekzekutimin e kornerit me mjeshtëri e pret Radanoviq, i cili gjuan furishëm nga afërsia dhjetë metra dhe Zalladi nuk pati çka të bëjë në atë moment, sepse gjuajtja ishte shumë e furishme. Kështu, Prishtina kthehet edhe një herë nga një udhëtim pa pikë, të cilën të thuash e kishte në xhep deri në momentin e fundit”, k a shkruar mes të tjera gazeta.

Partizani – Prishtina 1:0 Stadiumi i APJ-së në Beograd. Gjyqtar: Jovica Beshlin (Kikinda). Shikues: Mbi 20.000. Shënues: Radanoviqi (90′). Kornerët: 9:2. Partizani: Omeroviqi 7, Nikodijeviqi 7, Rojeviqi 7, Vermezoviqi 6, Çapliqi 7, Radanoviqi 8, Gjelmashi 5 (Gjukiqi), Zhivkoviqi 6. Varga 6, Stefanoviqi 6 dhe Vuçiçeviqi 6.

Prishtina: Rade Zalladi 8, Xhevdet Muriqi 7, Shefqet Sinani 6, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 7, Mensur Nexhipi 6, Kujtim Shala 6 (Miodrag Çirkoviqi), Fadil Vokrri 7 (Arbnor Morina), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 6.

Burimi: Bota Sot