Sherr për muzikën e lartë, fqinji ia dëmton pajisjen e zërimit në

0%

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve ka përfunduar me dëmtimin e një pajisjeje të zërimit në Mitrovicën e Veriut. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës , në rrugën “Ganimete Terbeshi”, ku një qytetar ka raportuar në Polici se fqinji i tij, pas një mosmarrëveshjeje, i kishte dëmtuar me një gyp uji pajisjen e zërimit, të cilën e kishte të vendosur në oborr.

Sipas raportimit, dëmi material dyshohet se është shkaktuar pas një konflikti që lidhej me muzikën e lëshuar me zë të lartë. Të dyja palët janë intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot