Një avion pasagjerësh i kompanisë Flydubai, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, dha alarm rreth orës të së mërkurës, 30 shtator, duke transmetuar për pak kohë një kod që sinjalizonte një rrëmbim të mundshëm të avionit. Pas alarmit, dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite u ngritën me urgjencë për të verifikuar situatën.
Avioni i Flydubai u devijua nga itinerari dhe u ul rreth orës në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite. Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pasi u informua për incidentin, përjashtoi menjëherë mundësinë e një rrëmbimi. Megjithatë, një burim i sigurisë tha se autoritetet ishin të shqetësuara pasi nuk po arrinin të kontaktonin me pilotin.
Sipas të dhënave të para, incidenti dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes dy pilotëve. Ynet dhe Times of Israel, duke cituar burime të sigurisë izraelite, raportuan se pilotët janë përfshirë në një përleshje në kabinën e avionit. Raportime të tjera të mëvonshme e lidhën aktivizimin e sinjalit të emergjencës me këtë përleshje.
Sipas televizionit Channel 12, “ pilotët patën një përleshje në kabinën e pilotimit gjatë fluturimit, derisa njëri prej tyre humbi ndjenjat ”. Sipas këtij raportimi, incidenti nuk ishte i lidhur me një kërcënim sigurie apo sulm të jashtëm. Në bordin e avionit ndodheshin 174 pasagjerë, mes tyre 27 fëmijë.
Sinjali i emergjencës u dha ndërsa avioni ishte në zbritje manuale dhe po kryente një kthesë. Pas kësaj, avioni u devijua drejt Arabisë Saudite dhe uli lartësinë e fluturimit, ndërsa avionët luftarakë izraelitë u ngritën në ajër. Avioni i Flydubai ishte nisur nga Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në orën dhe pritej të mbërrinte në aeroportin Ben Gurion rreth orës .
Alarmi u aktivizua pas rreth një orë e gjysmë fluturimi. Pas incidentit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, zhvilloi një mbledhje për vlerësimin e situatës me zyrtarë të lartë ushtarakë.
Në takim morën pjesë edhe kreu i Forcave Ajrore Izraelite, gjeneralmajor Omer Tischler, kreu i Drejtorisë së Operacioneve, gjeneralmajor Itzik Cohen, si dhe kreu i Drejtorisë së Inteligjencës, gjeneralmajor Shlomi Binder. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
