Serie A nuk ka ende një barazim 0:0 pas 5 javësh

0%

Pas 5 javëve të para të kampionatit, Serie A, me një mesatare prej 2.9 golash për ndeshje në 50 ndeshje të zhvilluara, është e vetmja nga ligat e mëdha europiane që ende nuk ka regjistruar asnjë rezultat 0:0. Për futbollin italian është një rekord në erën e kampionatit me 20 skuadra, pra që nga sezoni 2004/2005.

Por nuk është një rekord absolut, sepse në sezonin 1949/50 në fakt, 77 vjet më parë, barazimi me rrjeta të paprekura nuk u regjistrua deri në javën e 7-të (Milan-Lazio). Barazimi i fundit 0-0 i takon sezonit të kaluar, kur Fiorentina-Genoa, e luajtur më dhe e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit, nuk prodhoi asnjë gol.

Burimi: Bota Sot