Kryetari i FFK-së, Agim Ademi priti sot në takim nënkryetarin e FSHFGj-së, Shqiptar Gubetinin. Gubetini, i cili është po ashtu edhe kryetar i klubit në Gjermani, Kosova Regensburg i dha madje edhe fanellën e klubit të parit të FFK-së.
Këtë e bëri të ditur edhe vetë Ademi, në postimin në “Facebook” ku e falëndëroi atë për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë. “Gjatë këtij takimi, e falënderova përzemërsisht për punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë.
Mërgata jonë ka qenë gjithmonë e gatshme t’i dalë në ndihmë atdheut, sa herë që shteti ynë ka pasur nevojë. Në çdo periudhë historike, bashkatdhetarët tanë kanë qenë një nga shtyllat më të fuqishme të vendit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha, përfshirë edhe futbollin.Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për gjithë mërgatën tonë, për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën.
Një falënderim të sinqertë edhe për FSHFGj-në dhe klubet e saj, të cilat sot u përfaqësuan nga nënkryetari Shqiptar Gubetini. Respekti dhe bashkëpunimi juaj janë dëshmi e lidhjes së fortë dhe të pandashme mes Kosovës dhe mërgatës sonë ”, shkroi Ademi.
