Scaloni konfirmon tre kapitenët e rinj të Argjentinës pas pensionimit

0%

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar renditjen e kapitenëve pas daljes në pension të Lionel Messit. Scaloni është ngarkuar me rindërtimin e ekipit kombëtar në epokën pas Messit dhe një nga detyrat e tij është të gjej pasuesin e tij si kapiten i ekipit.

Pa humbur kohë, përzgjedhësi i Argjentinës ka gjetur tashmë pasuesin dhe ai është mbrojtësi i Atletico Madridit, Cristian Romero. “Kapiteni pas Leos dhe Otamendit është Cuti Romero.

I dyti do të jetë Emiliano Martinez , i treti Lautaro Martinez”, ka thënë Scaloni. 🚨 𝗡𝗘𝗪: Lionel Scaloni has confirmed who will be Argentina’s new captain: “Cuti Romero will be the captain, then Dibu Martinez the 2nd captain, and Lautaro will be the 3rd captain.” pic.twitter.com/ewF4GNg0mA — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 30, 2026 Ndryshe nën-kampionët e Kupës së Botës 2026 do të përballen me Bolivinë sonte në një ndeshje miqësore, përpara se të presin Burkina Fason të shtunën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Miqësorja kundër Beninit më 6 tetor do të jetë ndeshja e lamtumirës së Messit me ekipin kombëtar argjentinas.

Burimi: Telegrafi