Petrov: 90 për qind e deputetëve të LSDM-së e përkrahin platformën

0%

Andrej Petrov nga kryesia e LSDM-së, i cili është anëtar i “Platformës ” për ndryshime në parti, ka folur për fraksionin brenda partiak, që sipas tij lindi nga pakënaqësia e udhëheqësisë aktuale. Petrov në 4TV deklaroi se verbalisht kanë mbështetjen e 90 përqind të deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar. “Verbalisht, nga 90% e deputetëve të LSDM-së. Verbalisht, po.

Megjithatë, këta janë njerëz që janë deputetë të LSDM-së, kanë një grup të vogël parlamentar dhe janë në një situatë delikate dhe specifike dhe ne nuk do të donim të sfidonim askënd në veçanti për gjëra të caktuara që, në një farë mënyre, mund t’i shkaktojnë dëm personal nëse marrin pjesë”, tha Petrov.

Ditë më parë edhe deputetja Sllavjanka Petrovska tha se fraksioni brenda partisë erdhi nga mosdëgjimi i kërkesave për ndryshim në politikbërie dhe se të njejtat çështja i kishin diskutuar dhe me kryetarin aktual, Venko Filipçe, por nuk kishin pasur mirëkuptim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi