Më datën 15 tetor, Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede do të nisë rrugëtimin historik në fazën e grupeve të Conference League. Skuadra rrogozhinase do të përballet me Midtjylland në “Air Albania”, ndërsa sot ka shpërndarë një postim mjaft domethënës, motivues për ekipin, sikurse kërkon “ndihmën” e tifozëve për të vazhduar përtej kësaj faze në Conference League.
“Rruga drejt grupeve të UEFA Conference League ishte e mbushur me emocione, sakrifica dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë. Por historia nuk mbaron këtu… Tani është koha për më shumë emocione, më shumë pasion dhe më shumë krenari! Tifozë të Egnatias, bëhuni gati, sepse rrugëtimi ynë vazhdon dhe emocionet sapo kanë filluar!
Bashkë, drejt sfidave të reja!”, thuhet në postimin e kampionëve të Superiores. Pas Midtjylland, Albano Aleksi do të vijojë në këtë kompeticion ndaj Aarhus, Univ. Craiova, Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris dhe, në fund, kundër Bragës.